Thesari Jetes

Friday, May 4, 2012

Dacic hakmerret për Limajn përmes arrestimeve në Luginë

0 comments
 
...( Thesari Jetes )...

E plotësuar - Në një aksion policor, të ndërmarrë sot në Luginë të Preshevës, janë arrestuar gjashtë shqiptarë, të cilët, sipas agjencisë serbe të lajmeve FoNet, dyshohen “për krime lufte të bëra në Kosovë”. Kjo agjenci citon burime të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, të cilat pohojnë se aksioni po vazhdon dhe se ministri Ivica Dacic hollësitë do t’i bëjë publike në një konferencë shtypi, të paralajmëruar për orën 11.


Të enjten, duke reaguar për aktgjykimin lirues të Fatmir Limajt, të akuzuar për krime lufte ndaj serbëve dhe joshqiptarëve në Kleçkë, Dacic deklaroi se derisa të jetë ai në krye të MPB-së do të arrestojë secilin që ka bërë krime lufte. Sipas tij, Prishtina për këtë “vendim të turpshëm”, siç e citojnë mediat serbe, “nuk do të presë gjatë për përgjigjen”, transmeton koha.net.
Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë aksionin e arrestimeve, por tash për tash, ka thënë se nuk ka informacione se për çka bëhet fjalë. /Telegrafi/


E plotësuar - Në komunën e Bujanocit, në fshatrat Tërnoc i Madh dhe në Breznicë, janë kryer aksione për arrestimin e shqiptarëve nën akuzuat për gjoja krime lufte kundër serbëve, raportojnë mediat e Beogradit.
Sipas B92, janë kryer së paku tetë bastisje, ndërsa sipas informatave jozyrtare në mesin e të arrestuarve është edhe një përkthyes i OSBE-së.
Për agjencinë Tanjug është thënë se janë arrestuar gjashtë vetë dhe se gjatë bastisjeve është sulmuar edhe një anëtar i xhandarmërisë serbe.
Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanocit ka konfirmuar për B92 se pjesëtarët e xhandarmërisë po bastisin shtëpitë e shqiptarëve dhe se disa persona janë arrestuar.
Sipas tij, nga terreni e kanë lajmëruar se janë kryer së paku dy bastisje të familjeve shqiptare në Bujanoc, dhe nga tri në fshatrat Breznicë dhe Tërnoc i Madh.
Kryetari i komunës megjithatë nuk ishte në gjendje të precizonte se sa shqiptarë janë arrestuar dhe se cili ishte qëllimi i këtij aksioni.
Nga stacioni i policisë në Vranjë kanë thënë se “momentalisht po kryhet aksioni i spastrimit të terrenit dhe se në ora 11:00 do ta mbajnë një konferencë për shtyp”. /Telegrafi/

Leave a Reply