Thesari Jetes

Monday, May 14, 2012

Argëtim;- Djemtë të veshur si vajza, konkurojnë për modele, ndërsa vajzat janë juria

0 comments
 
...( Thesari Jetes )...

Në shtëpi vendoset muzikë dhe banorët fillojnë të kërcejnë. Ata argëtohen me muzikën dhe në një moment dëgjohet “Single Ladies” që Arbri Ermali e Liami e kanë pasur si koreografi gjatë njërës prej provave javore. Ata kujtojnë koreografinë dhe kërcejnë të gjithë bashkë me përjashtim të Liamit që ndodhet në gjumë. Pas disa minutave Genta shkon në dhomën e gjumit dhe zgjon Liamin dhe ai bashkohet në argëtimin e banorëve të tjerë në dhomën e ndenjes. Banorët vendosin që të luajnë dhe ndahen në çifte. Ata fillojnë të kërcejnë duke mbajtur një mollë me kokë, pa e prekur. Çifti i parë që e rrëzon mollën është Erion-Liami dhe pas tyre Genta-Arbër. Çifti që e fiton këtë lojë është çifti i vetëm i vërtetë i shtëpisë në këto momente, Ermali dhe Françeska. Më pas Genta hedh një ide që të bëjnë një sfilatë, por të jenë djemtë që të sfilojnë të veshur si vajza dhe ajo e Françeska të jenë juria. Kështu pas pak vajzat shkojnë dhe marrin fustanet e tyre, bashkë me aksesorë dhe fillojnë të veshin djemtë, si vajza. Pasi djemtë vishen vajzat i ftojnë për audicion dhe ata emrat e tyre i kthejnë në gjininë femërore. Kështu e para është Eriona (Erioni), e dyta, Arbërie (Arbri), e treta Manda (Liami) dhe e katërta Eri (Ermali). Pas intervistës Françeska i ndihmon djemtë duke i shoqëruar që ata të sfilojnë. pas sfilatës ajo jep vendimin e jusisë. Vajzat u thotë djemve se ishin shumë të zonja në sfilit dhe të gjitha me stil, por asnjëra prej tyre nuk e fitoi konkursin.


Leave a Reply