Një virus i ri po thuhet se po përhapet nëpër kompjutera përmes dritares chat e në rrjetin social të Facebook
Virusi mbërrin si një mesazh nga një prej miqve në rrjet, i cili dërgon një link që në dukje është i padëmshëm.
Duke klikuar mbi linkun menjëherë infekton PC me virusin, të emërtuar Steckt.Evl nga zbulues Trend Micro.
Virusi në çast mundëson dhe heq softwaret anti-virus, pastaj përhapet dhe dëmton vetë sistemin.
Ekspertët e sigurisë Trendi Micro, që zbuluan kërcënim e ri, thanë se virusi propagandon me anë të aplikacioneve të mesazheve të çastit dhe gjëja e parë që virusi bën është çaktivizimi i programeve që mund ta zbulojnë dhe shkatërrojnë atë.
Sipas raportit, qëllimi është për të “kontrolluar” PC, dhe pët të vjedhur informata të ndjeshme të tilla si detajet bankare.
Subscribe to email feed



