Aktorja tridhjetëvjeçare nuk mërzitet për paratë, kur bëhet fjalë për dhuratat për të fejuarin e saj dhe së fundi i bleu një helikopter, por edhe ia pagoi orët e fluturimit.
“Ata kanë një heliodrom në fermën e tyre në Francë, dhe Angie ka menduar se helikopteri do të ishte një befasi e vërtetë për Bradin,” tha një burim i afërt me çiftin për gazetën britanike “The Sun”.
Brad dhe Angelina janë së bashku tashmë gjashtë vjet dhe kanë gjashtë fëmijë, ndërsa e kanë ndërmend të kalojnë më shumë kohë në Evropë.
“Ata praktikisht duan të jenë në gjendje të fluturojnë nga dhe për në Cannes kurdo që ata duan. Edhe pse Brad ka licencën për pilotim, do t’i duhen disa orë fluturimi,” shtoi burimi.
Ndërsa së fundi të fejuarit e famshëm hollywoodianë kanë blerë një shtëpi të madhe në Londër në vlerë prej 10 milionë funtesh. Bëhet fjalë për fermën në Whorne Place të Richmondit, të cilën verën e kaluar e kishin marrë me qira për 30 mijë funtesh në muaj.